Cilat janë problemet e hidhura të qytetarëve në katër prej regjioneve

Ekipi i Civika mobilitas prej 30 gusht deri më 1 shtator pati më shumë takime me përfaqësues të organizatave qytetare prej katër regjioneve të Maqedonisë, grantistë të programit. Gjatë këtyre takimeve ata i dëgjuan dhe biseduan me grantistët për problemet të cilat ata i llogarisin si të hidhura dhe urgjente dhe të cilat duhet të jenë temë e dy forumeve regjionale të ardhshme në fillim të tetorit, por të cilat duhet të adresohen edhe me aktivitete tjera. 

Organizatat qytetare prej regjionit të Pollogut dhe Jugperëndimor me të cilët bisedoi ekipi i Civika mobilitas mendojnë se problem kryesor me të cilin ballafaqohet popullata është menaxhimi me mbeturinat, më saktë prioritet për zgjidhje janë deponitë e egra dhe pikërisht kjo duhet të jetë temë bartëse në një nga forumet. U bisedua edhe për përdorimin nga angazhimi më i madh në fushën e përmirësimit të raporteve ndëretnike. Edhe organizatat qytetare nga rajoni Lindor dhe Juglindor, me të cilët pati takim ekipi ishin të njëzëshëm për atë se cili është problemi i tyre më i madh – hapja e minierave Ilovica dhe Kazan doll, si dhe hulumtimi i mundësive për hapjen e më shumë minierave tjera. Ata mendojnë se me punën e minierave të reja do të bëhet dëm ekologjik shumë i madh, i rrezikshëm për shëndetin e popullatës, jo vetëm në këtë regjion, por edhe me gjerë. “Nëse ka miniera, nuk do të ketë njerëz”, tha një nga të pranishmit në takim. Problem i madh sipas organizatave qytetare prej të gjitha rajoneve është shpërngulja. Ka qytete dhe fshatra në regjionin lindor ku mezi mund të takosh njerëz në rrugë, thonë ata, duke shtuar se jo gjithmonë të hollat janë arsyeja kryesore për shpërngulje, por mungesa e cilësisë së jetës. U bisedua edhe për bashkëpunimin e pamjaftueshëm të autoriteteve lokale me organizatat qytetare, por edhe mes vetë komunave, veçanërisht për problemet regjionale. Po ashtu shpesh mungon informimi dhe përfshirja e qytetarëve në punën e komunave dhe në miratimin e politikave, programeve dhe buxheteve komunale. Gjatë forumeve, të cilat do të jenë të hapura për qytetarët dhe të gjithë të interesuarve, duke përfshirë edhe për kandidatët për kryetarë të komunave dhe këshilltarëve, do të bisedohet për zgjidhjet konkrete për problemet dhe prioritetet e caktuara në nivel regjional. Pritja është që të gjithë pjesëmarrësit do të angazhohen për transparencë, pjesëmarrje dhe bashkëpunim për zgjidhjen e problemeve konkrete, veçanërisht ata që i mbrojnë qytetarët në më shumë komuna dhe regjione. Forumet regjionale janë planifikuar që të mbahen në fillim të tetorit në organizim të zyrës së projektit dhe grantistëve të Civika mobilitas, në të cilat pritet si dhe deri më tani pjesëmarrje e madhe e qytetarëve dhe organizatave qytetare, si dhe të gjithë të interesuarve dhe palëve të prekura.

Продолжи со читање

  • Kur kursimet bëhen përgjegjësi politike

    “Kursimet në nivel shtetëror nuk nënkuptojnë heqjen dorë nga shpenzimet, por përkundrazi racionalizimin e tyre dhe drejtimin e tyre drejt politikave që krijojnë vlerë të shtuar – arsim, kujdes shëndetësor, infrastrukturë dhe inovacion”, thotë Bllagica Petreski, drejtoreshë ekzekutive e Finance Think dhe kështu shpjegon në mënyrë koncize thelbin e financave…

  • Për çka flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #6

    PËRMBLEDHJË JAVORE #6 [20-26 tetor 2025] Edhe pas përfundimit të procesit zgjedhor, zgjedhjet vazhduan të diktojnë axhendën mediatike. Edhe pse numri i publikimeve ishte pak më i ulët se në javët paraprake, interesi publik mbeti i lartë. Me më shumë se 4 400 tekste mediatike dhe 560 postime në rrjetet…

  • Bashkëpunimi midis organizatave qytetare dhe sektorit të biznesit sjell shumë përfitime të ndërsjella

    “Arsyeja pse të gjithë duam të bashkëpunojmë është sepse të gjithë duam të përfitojmë. Pavarësisht nëse vini nga sektori i biznesit apo nga sektori qytetar, duhet të filloni të zhvilloni një kuptim më kompleks të përfitimeve të ndërsjella”, tha Simon Forrester, eksperti ndërkombëtar i Civica mobilitas, pjesëmarrësve të punëtorisë “Forcimi…

  • Për çfarë po flasin kandidatët në zgjedhjet lokale 2025? #5

    RISHIKIM JAVOR #5 [13 – 17 tetor 2025] Në javën e fundit para heshtjes zgjedhore, pati rritje të dukshme të aktiviteteve dhe mobilizim të ri në mediat me mbi 3.000 artikuj dhe 240 postime në rrjetet sociale, me një rritje të qartë të angazhimit drejt fundit të javës. Fushata hyri…