Impulsi Qytetar është një mjet inovativ në platformën Civica Mobilitas që ofron një mënyrë të shpejtë dhe të lehtë për t’u informuar rreth aktiviteteve dhe arritjeve të organizatave të shoqërisë civile dhe përfituesve të granteve. Me një klikim të vetëm, ju merrni një përmbledhje mujore të informacioneve më të fundit të OSHC-ve, si iniciativa të reja, arritje, punëtori të përfunduara, raporte të publikuara, ose njoftime për veprime të reja, trajnime dhe intervista, edhe nëse nuk keni kohë t’i ndiqni rregullisht punën e tyre. Impulsi Qytetar është i disponueshëm në të tri gjuhët dhe u mundëson lexuesve të qëndrojnë të informuar mbi të gjitha zhvillimet aktuale në sektorin e shoqërisë civile.