SHOQATA E QYTETARËVE “NEKSUS – KONCEPT QYTETAR”, SHKUP

Buxheti i përgjithshëm: 329.350 denarë

Kohëzgjatja: 15.11.2019 – 15.2.2020

KONSTITUENTËT


Profesorë(esha) dhe studentë(e) të cilët fushë kryesore të punës/studimit i kanë gratë, paqen dhe/ose sigurinë dhe organizatat qytetare të cilët punojnë në fushën e problematikës gjinore dhe paqes dhe/ose sigurisë.

RRETH PROJEKTIT TË MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS

Roli i gruas në ruajtjen e paqes dhe sigurisë: Rezoluta 1325 – Bazë për veprim

PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI

Procesi vijues për anëtarësimin e Republikës së Maqedonisë së Veriut në NATO aleancën është në fazën përfundimtare, ndërsa kjo na flet për obligimet e ardhshme të vendit, gjegjësisht nevoja për intensifikimin e aktiviteteve për ruajtjen e paqes dhe sigurisë, me përfshirjen e plotë të grave si resurs njerëzor.

Në suaza të kësaj, por edhe aktiviteteve të ndërmarra të cilat dalin nga Rezoluta 1325 – Gratë, paqja dhe siguria e Këshillit të sigurisë të Kombeve të Bashkuara, dhe propozim versioni i Planit kombëtar për veprim (PKV) 2018-2022, imponohet pyetja, e me këtë edhe nevoja që të përcaktohet në çfarë shkalle dhe prej kujt, Rezoluta 1325 zbatohet, por pse PKV 2018-2020 akoma është në version propozimi, duke përfshirë edhe qëllimet e parapara me planin duhet të formulohen si obligime pune dhe aktivitete, dhe të zbatohen.

OBJEKTIVAT DHE REZULTATET

Objektivi i përgjithshëm:  Të kuptuarit më gjerë për vlerat e NATO-s lidhur me gratë, paqen dhe sigurinë, edhe atë me zbatimin e Rezolutës 1325 përmes PKV 2018-2020, me përfshirjen e faktorëve relevant shoqëror, rritjen e nivelit të debatit për paqen dhe sigurinë, me theks për nevojën nga përfshirja e grave si pjesëmarrës i rëndësishëm në këto procese.

Objektivat specifike:

  • Vendosja dhe zbatimi i politikave publike gjinore sensitive dhe gjithëpërfshirëse, duke përfshirë edhe parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimin humanitar;
  • Sigurimi i zbatimit të objektivave nga Rezoluta 1325, dhe pjesëmarrja e grave në menaxhimin e krizës në nivel kombëtar, regjional dhe ndërkombëtar dhe parandalimi i dhunës mbi gratë në sferën publike;
  • Pjesëmarrja e grave në proceset e vendimmarrjes në diplomaci, ruajtjen e paqes dhe ndërmjetësimit, proceset për rritjen e aplikimit të politikave paqësore, parandalimin e dhunës ndaj grave në situata humanitare dhe situata tjera kontestuese konflikti.

REZULTATET

  • Të kuptuarit për vlerat e NATO-s lidhur me gratë, paqen dhe sigurinë;
  • Hapja e debatit publik për nevojën nga zbatimi i politikave sensitive gjinore lidhur me parandalimin e konflikteve, ndërtimin e paqes dhe bashkëpunimit humanitar;
  • Institucionet kompetente shtetërore dhe ministritë i inkuadrojnë gratë në proceset e vendimmarrjes në diplomacinë formale dhe joformale, ruajtja e paqes, ndërtimi i paqes dhe proceset e ndërmjetësimit, dhe prezantimi i përfitimeve nga zbatimi i plotë dhe me kohë i Rezolutës 1325.
  • Pjesëmarrësit (profesorë(e), studentë(e) dhe përfaqësues të organizatave joqeveritare) zhvillojnë projekte për zbatimin e objektivave të rezolutës 1325, përmes zbatimit të PKV 2018-2020 dhe zhvillojnë metoda për ndjekjen e kryerjes së tij.
  • Shpejtimi i miratimit dhe zbatimit të PKV 2018-2020, të cilat përmes këtij dokumenti i reduktojnë pengesat e mundshme në proceset e përfshirjes së grave në aktivitetet paqësore dhe të sigurisë.

AKTIVITETET

  1. Formimi i komisionit prej tre profesorëve(profesoreshave) nga Instituti për studime gjinore, Fakulteti Filozofik – Shkup, për vlerësimin dhe zgjedhjen e punimeve të arritura shkencore të cilat do të publikohen;
  2. Organizimi i konferencës dyditore me panel diskutime dhe prezantime të praktikave të mira nga rajoni me fokus në temat: parandalimi dhe zgjidhja e konflikteve, negociata paqësore, ndërtimi i paqes, paqe ruajtja, aktivitete humanitare dhe pajtimi;
  3. Publikimi i përmbledhjes me punime shkencore të bazuara në temën Gratë, paqja dhe siguria në tre gjuhë (maqedonisht, shqip dhe anglisht);
  4. Përgatitja e materialit promovues për konferencën;
  5. Promovimi i përmbledhjes me punime online.

Ueb faqja

Продолжи со читање

  • SHOQATA QENDRA PËR NJOHURI TË APLIKUARA DHE ZHVILLIM KRIJUES QENDRA PRIMA SHKUP

    Buxheti i përgjithshëm: 330.000 denarë Kohëzgjatja: 01.04 – 01.06.2022 (2 muaj) KONSTITUENTËT Qytetarë të cilët jetojnë në ndërtesa të larta, nxënës të shkollave të mesme në Komunën e Karposhit, zjarrfikësit, kryetari i komunës, këshillat shtëpiak të banorëve, mediat. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS                   Ndërtesa e zjarrfikësve –  komunë…

  • SHOQATA E QYTETARËVE: “ÇEINXHMEJKËRS” – GJEVGJELI

    Buxheti i përgjithshëm: 946.000 denarë Kohëzgjatja: 01.03 -30.09.2022 (7 muaj) KONSTITUENTËT Të gjithë qytetarët dhe personat juridik në Komunën e Gjevgjelisë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Organizimi i veprimit të qëndrueshëm me mbeturinat në territorin e Komunës së Gjevgjelisë. PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Disponueshmëria e një mjedisi…

  • SHQATA NDËR KOMUNALE E PERSONAVE ME INVALIDITET TRUPOR TË KOMUNAVE TË VELERSIR, GRADSKOS DHE ÇASHKËS – MOBILITETI, VELES

    Buxheti i përgjithshëm: 366.200 denarë Kohëzgjatja: 15.02 – 30.09.2022 (7.5 muaj) KONSTITUENTËT Fëmijët me aftësi të kufizuara dhe prindërit e tyre. PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Bëj vetë për fëmijën tënde (doracak për përpilimin e materialeve didaktike nga materialet e mbetura) PSE ËSHTË I NEVOJSHËM AKSIONI Materialet e…

  • Shoqata për mbështetje, integrim dhe risocializim LINK

    Buxheti i përgjithshëm: 277,200 denarë Kohëzgjatja: Pesë muaj (1.12.2021-30.4.2022) KONSTITUENTËT Personat nën rrezik social në komunat Butel dhe Çuçer Sandevë PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS Detektimi, këshillimi dhe udhëzimi i personave nën rrezik social PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Sipas regjistrit të Qendrës për Punë Sociale në nivel të…

  • LIDHJA – KËSHILLI KOMBËTAR PËR BARAZI GJINORE (LOGM)

    Buxheti i përgjithshëm: 320 000 denarë Kohëzgjatja: 1.12.2021-30.04.2022 (5 muaj) KONSTITUENTË Organizata qytetare të grave, lëvizje joformale të grave dhe gratë PËR PROJEKTIN E MBSËHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS ORGANIZATA TË FUQISHME TË GRAVE, KOMUNA TË FUQISHME, SHOQËRI E FUQISHME PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Përfitim nga aksioni do të jenë komunat…

  • Shoqata për mbrojtjen e kafshëve EJNXHËLLKETS Shkup

    Buxheti i përgjithshëm: 270.000 denarë Kohëzgjatja: 01.12.2021 – 30.09.2022 KONSTITUENTË Fëmijët dhe të rinjtë dhe macet endacake PËR PROJEKTIN E MBËSHTETUR NGA CIVIKA MOBILITAS PËRMES AKTIVIZMIT QYTETAR DERI TE ZGJIDHJET SISTEMORE PËR MACET ENDACAKE PËR ÇKA NEVOJITET AKSIONI Macet nuk janë në sistemin dhe programin e qeverisë për mbrojtjen e…