[Aggregator] Downloaded image for imported item #44281

Përfaqësuesit e B.E „Natyra“-Strugë pjesë e dialogut për menaxhimin rajonal të mbetjeve

Përfaqësuesit e Bashkësisë së Ekologëve „Natyra-Strugë morën pjesë në takimin informativ dhe konsultativ me organizatat e shoqërisë civile nga Rajoni i Pellagonisë dhe Rajoni Jugperëndimor, i cili u mbajt më 29 janar 2026 në Shtëpinë e Oficerëve në Manastir.

Takimi u organizua në kuadër të projektit “Menaxhimi i qëndrueshëm i mbetjeve në nivel lokal”, i financuar nga Suedia dhe i implementuar nga Salar International, me fokus në fazën e operacionalizimit të Sistemit Rajonal për Menaxhimin e Mbetjeve.

Gjatë takimit u prezantua koncepti i sistemit rajonal, aktivitetet e planifikuara për mbylljen e deponive ekzistuese komunale dhe ilegale, ndërtimin e stacioneve të transferimit dhe qendrave grumbulluese, si dhe futjen e selektimit primar të mbetjeve, me qëllim uljen e sasisë së mbetjeve që përfundojnë në deponinë rajonale.

Në diskutim u theksua rëndësia e bashkëpunimit dhe koordinimit ndërmjet institucioneve, qytetarëve dhe sektorit civil, si parakusht për funksionimin e suksesshëm të këtij sistemi kompleks. Organizatat qytetare shprehën interes të lartë dhe kontribuan aktivisht me mendime dhe pyetje lidhur me infrastrukturën, selektimin e mbetjeve dhe rolin e komuniteteve lokale.

Po ashtu, u prezantua edhe një plan paraprak për përfshirjen e organizatave qytetare në proceset kyçe të sistemit rajonal, përfshirë hartimin e planeve aksionale rajonale dhe lokale, si dhe aktivitetet komunikuese me qytetarët.

B.E “Natyra-Strugë mbetet e përkushtuar për pjesëmarrje aktive, dialog të hapur dhe bashkëpunim të vazhdueshëm në drejtim të zgjidhjeve të qëndrueshme mjedisore dhe menaxhimit të përgjegjshëm të mbetjeve. 🌍♻️

Оваа вест изворно е објавена на веб-страната на Здружение на еколози „Натура“

Продолжи со читање

  • Indeksi i Hapjes: Filloi rrethi i dhjetë i matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ

    Filloi rrethi i dhjetë e matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ në katër vende nga rajoni i Ballkanit Perëndimor, përkatësisht në Bosnjë dhe Hercegovinë, Maqedoninë e Veriut, Serbi dhe Mal të Zi, përmes Indeksit të Hapjes. Matja kryhet nga rrjeti ACTION SEE – Rrjeti për Përgjegjësi, Teknologji dhe Hapje Institucionale në Evropën Juglindore […]
    The post Indeksi i Hapjes: Filloi rrethi i dhjetë i matjes së hapjes së pushtetit ekzekutiv dhe legjislativ first appeared on Metamorphosis.

  • Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur

    Më 30 janar 2026, u mbajt takimi i Komitetit Drejtues të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur (PQH), në ambientet e Fondacionit Metamorfozis. Në takim morën pjesë përfaqësues të 9 organizatave të shoqërisë civile – anëtarë të Komitetit Drejtues. Në takim u diskutua Propozim-Programi për Punë i Komitetit Drejtues, […]
    The post Mbahet takimi i Komitetit Drejtues të Rrjetit të Organizatave të Shoqërisë Civile për Partneritetin për Qeverisje të Hapur first appeared on Metamorphosis.

  • Distancim profesional dhe qasje gjithëpërfshirëse, përkundër sensacionalizmit në raportimin për protestat lidhur me “Safe City”

    Këshilli i Etikës në Media i Maqedonisë (KEMM) thekson rëndësinë e raportimit të përgjegjshëm lidhur me zhvillimet si protestat që pasuan pas hyrjes në fuqi të sistemit për kontroll të trafikut “Safe City”.

    Kur mediat raportojnë për prot… Повеќе… “Distancim profesional dhe qasje gjithëpërfshirëse, përkundër sensacionalizmit në raportimin për protestat lidhur me “Safe City””
    Source

  • Çmimet për gazetari “NIKOLA MLADENOV 2025”

    Instituti Maqedonas për Media (IMM), për herë të 25-të jubilare, shpall Konkursin për storien më të mirë hulumtuese të vitit. Në konkursin për çmimin për gazetari „Nikolla Mlladenov 2025“ mund të paraqiten të gjithë gazetarët që punojnë profesionalisht në media ose bashkëpunojnë me mediat si frilancerë. Storiet e paraqitura duhet të jenë të publikuara gjatë […]