Në peridhën prej 29. qershor deri më 9. korrik të vitit 2017, Aksioni Paqësor – Prilep & Tetovë, për të tetën herë radhazi organizon „ Trajnim për ballfaqim me të kaluarën dhe ndërtim të paqes.

Nëse…

  • dëshiron të reflektosh dhe të rritesh në nivel emotiv dhe intelektual,
  • e ke të rëndësishme që të dëgjosh se çfarë të tjerët rreth teje kanë të thonë rreth temave të cilat zakonisht i anashkalojmë, për të cilat pëshpërisim ose i ndajmë vetëm me të “tanët”,
  • të duhet hapsirë e sigurt për dialog të hapur, në të cilin mund të thuash se çfarë të dhemb, çfarë të rëndon dhe çfarë të nevojitet për më tutje, dëshiron të dëgjohemi fillimisht si njerëz, por edhe si bartës/e të një historie, personale dhe kolektive, e cila ndonjëherë mund të jetë e rëndë,
  • je i/e gatshëm/e të hyshë në proces të shqyrtimit të veprimit personal dhe e ke të rëndësishme përgjegjësinë personale,
  • je i/e pakënaqur me realitetin në të cilin jeton dhe dëshiron ta ndryshosh,
  • kërkon hapësirë, frymëzim dhe aleatë për ndryshim shoqëror,

ATËHERË KY TRAJNIM ËSHTË PËR TY!

Në trajnim ofrojmë hapësirë për këmbim të shikimeve dhe rrëfimeve personale. Shqyrtojmë shtresëzimet e realitetit që të mund të t’a kuptojmë atë dhe t’i shohim në mënyrë kritike raportet shoqërore egzistuese. Rishikojmë dhe rekonstruojmë. I hapim temat e dhimbshme nga e kaluara, (sidomos ato të lidhura me vitin 2001) me qëllim që t’i bëjmë më të durueshme në të ardhmen.

Disa nga temat të cilat i përpunojmë janë: dhuna, kuptimi i konflikteve, ballfaqimi me të kaluarën, ndërtimi i paqes, aksioni i padhunshëm, rolet gjinore, diskriminimi si dhe identitetet dhe identitetet kombëtare. Programi është i hapur dhe fleksibil, është i krijuar që të ndjekë nevojat, mundësitë dhe motivimin e pjesëmarrës(e)ve dhe ndryshon sipas nevojës.

Ekipi trajnues e faciliton procesin dhe trajnuesit marrin pjesë personalisht duke kërkuar së bashku me pjesëmarrësit/et (mirë)kuptim dhe fuqizim për veprim.

Trajnimi është i hapur për të gjithë qytetaret dhe qytetarët e Republikës së Maqedonisë të moshës madhore (nuk ka kufi të sipërm sa i përket moshës). Për të marrë pjesë në trajnim nuk është e nevojshme që të jeshë anëtar/e i/e ndonjë shoqate qytetarësh/esh ose të jeshë aktiv/e në ndonjë iniciativë joformale qytetare.

Të gjitha harxhimet lidhur me pjesëmarrjen në trajnim (shpenzimet e rrugës, akomodimin dhe ushqimin) i mbulon Aksioni Paqësor.

Më së shpeshti, në trajnim punojmë në gjuhën maqedonase, megjithatë çdo pjesëmarrës ose pjesëmarrëse e cila ka nevojë të flasi në gjuhën shqipe, do të mund ta bëjë të njejtën. Përpiqemi që gjuhën ta trajtojmë kryesisht si mjet për kuptim të ndërsjellë, ndërsa përdorimi i një gjuhe pune mundëson që procesi të rrjedhë më lehtë.

[WPSM_AC id=5518]