Pas përfundimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare që u mbajtën më 11 dhjetor 2016, ekipi i projektit të “Hapni dritaret” realizoi katër fokus grupe me personat me tip të ndryshëm të kufizimeve: kufizime intelektuale, të dëgjuarit e dëmtuar, shikim i dëmtuar dhe kufizime trupore. Qëllimi i këtij mini-hulumtimi ishte të fitohen informata për përvojat e personave me kufizime lidhur me pjesëmarrjen e tyre në procesin zgjedhor, si dhe të përmblidhen mendimet e tyre për përmirësimin e mundshëm të inkluzivitetit në zgjedhje.