Manuali që është para jush, është një mjet i cili duhet t’ju shërbejë lexuesve, më saktësisht studentëve të gazetarisë, organizatave joqeveritare, si dhe gazetarëve profesionistë të njihen me standardet juridike të lirisë së shprehjes.
Për më tepër, ky Manual duhet të përdoret si mekanizëm në kuadër të trajnimeve të studentëve të gazetarisë dhe gazetarëve të rinj në vendin tonë. Marrë në përgjithësi, iniciativa për hartimin e një Manuali të këtillë pikënisjen e ka në nevojën e sigurimit të një mjedisi të kualifikuar për gazetari investigative, që mbështetet mbi standardet e
njohura universale.