Reforma e administratës publike ka rëndësi thelbësore në proceset euro integruese, pasi që administrata publike funksionale e paraqet shtyllën për përparim dhe zhvillim ekonomik të një vendi. • Reforma e administratës publike është pjesë thelbësore nga reformat kyçe gjatë dialogut para aderimit me Bashkimin Evropian. Prandaj, kriteret për zgjerim të BE-së e theksojnë nevojën e çdo shteti të ndërtojë administratë publike nacionale me kapacitet, që t’i ndjeke parimet e qeverisjes së mirë dhe në mënyrë efektive ta transferojë dhe zbatojë legjislacionin e Bashkimit Evropian.