Librin që e keni para Ju, i cili i dedikohet problematikës së të pastrehëve, paraqet
rrallësi të vërtetë në literaturën profesionale të Republikës së Maqedonisë. Dukuria e
të pastrehëve, paraqet fenomen dhe proces specifik dhe të komplikuar në lidhje me personat
që janë të ekspozuar në rreziqe të shumta sociale, të margjinalizuar dhe të cilët
zakonisht jetojnë në varfëri dhe në përjashtim social.