Mundësia e qytetarëve në mënyrë të shpejtë dhe efektive ti realizojnë ose mbrojnë të drejtat e tyre para administratës, quhet drejtësi administrative. Me fjalë të tjera, drejtësia administrative është një sistem rregullash që garantojnë miratim të vendimeve të ligjshme nga ana e administratës brenda një afati të arsyeshëm. Pikërisht rregullat e procedurës administrative në bazë të së cilës është e obliguar të veprojë administrata, vendosen që
të sigurojnë siguri juridike në procesin e vendimmarrjes, por edhe për të siguruar një shkallë të mjaftueshme të mbrojtjes ligjore të qytetarëve kundër vendimeve me të cilat vendoset për të drejtat dhe detyrimet e tyre.