Pjesëmarrja efektive politike e grupeve (më) të vogla në proceset e vendimmarrjes në Maqedoni, në nivel qendror si edhe në nivel lokal, në lidhje me çështjet që u referohen në mënyrë direkt, ngrit brengesa dhe gjithashtu paraqitet edhe si temë e shpeshtë të diskutimit për dhe në organizatat ndërkombëtare, eskpertët lokal dhe KQ, akademikë dhe analitikantë. Gjeneralisht, në kontekst të së drejtës së pjesëmarrjes politike, standardet intrenacionale për
të drejtat e njeriut sugjerojnë se pjesëmarrja politike (qasja deri te, dhe pjesëmarrja e plotë e minoriteteve në proceset e vendimmarrjes), paraqet element kyç në mbrojtjen e të drejtave të anëtarëve të bashkësive, si edhe për ruajtjen e identiteteve të tyre dalluese kulturore dhe/ ose të tjera.