Kjo analizë themelore e punës së Këshillit Gjyqësor të Republikës së Maqedonisë u
hartua në kuadër të Projektit “Monitorimi i rritur publik mbi punën e Këshillit Gjyqësor
të RM” të realizuar nga Instituti për të Drejtat e Njeriut me mbështetje të Ambasadës
së Britanisë në Shkup. Analiza ofron një pasqyrë të gjendjes aktuale lidhur me punën
e Këshillit Gjyqësor të RM (në tekstin në vijim KGJRM).
E drejta e qytetarit, që ta gjykoj një gjykatës i pavarur dhe i paanshëm është postulati
themelor i pushtetit gjyqësor. Pavarësia dhe paanshmëria janë vlera të pushtetit
gjyqësor të cilat garantohen me Kushtetutën e RM, me ligjet e RM dhe me dokumentet
ndërkombëtare të ratifikuara nga RM.