Zero tolerancë për korrupsionin
Me date 9 dhjetor 2005, në Ditën Botërore të luftës kundër korrupsionit, përfaqësues të sektorit publik, politik, të sektorit privat dhe të shoqërisë civile, solemnisht nënshkruan Deklaratën “0” tolerancë për korrupsionin. Me firmën e tij Kryetari i Kuvendit, Presidenti i Republikës së Maqedonisë, Zëvendës Kryetari i Kuvendit, Kryeministri dhe Zëvendës Kryeministri i Qeverisë, kryetarë të partive politke, të dhomave të tregtisë, përfaqësues të univesiteteve, organizatave joqeveritare dhe shumë përfaqësues të tjerë nga jeta politike e ajo publike, si dhe nga jurisdiksioni,
pushtet lokale dhe mediat, obligohet se do ta implementojë Deklaratën.