Disa nga parimet themelore të qeverisjes demokratike në nivel lokal janë të qenët të hapur dhe pjesëmarrja. Qytetarët kanë të drejtë ti marrin të gjitha informatat me karakter publik që i posedojnë institucionet publike.
Duke i ndjekur përvojat ndërkombëtare, ku qytetarët kanë një rol qendror në institucione, projekti “Qytetari në rend të parë” ka për qëllim të ndikojë në përmirësimin e transparencës dhe llogaridhënies së vetëqeverisjes lokale, duke siguruar qasje të plotë në të dhënat publike dhe informacionet nëpërmjet përdorimit të teknologjive moderne.