Para jush gjendet doracaku për vlerësimin e nevojave të teknologjisë ndihmëse në shkollat inkluzive. Ideja e krijimit të një doracaku të tillë, rezultoi nga situata aktuale dhe nevojat në arsimin tonë. Përfshirja dhe kompjuterizimi
i mësimit janë procese që zhvillohen në sistemin tonë arsimor. Procese që përfshijnë nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Detyrë e secilit prej nesh është që të kontribuojmë në krijimin e kushteve më të mira për zhvillimin e procesit mësimor që ai të zhvillohet pa pengesa, sepse ajo është detyrë parësore e tyre.