Dhjetë vitet e fundit më shumë studime provojnë ta shpjegojnë kontekstin juridik-politik në Maqedoni para dhe pas nënshkrimit të Marreshjes Kornizë të Ohrit (MKO), natyrën dhe ndikimin e saj mbi marrëdhëniet etnike në Republikën e Maqedonisë (Maqedonia ose RM). MKO-ja është një dokument me të cilin u përfundua kriza e vitit
2001, me qëllim që t’u përgjigjet kërkesave për përmirësimin e pozitës së shqiptarëve etnik në vendin (shiko qasjet e ndryshme ndaj natyrës dhe qëllimit të MKO-së në pjesën e dytë të studimit). E nënshkruan përfaqësuesit e katër partive (në atë kohë) më të mëdha dhe kryetari i shtetit, por midis nënshkruesve nuk kishte përfaqësues nga bashkësitë e tjera etnike.