Kanë kaluar 8 vjet nga implementimi i Ligjit për ndihmë juridike pa pagesë, por megjithatë ende ka dilema se sa është efektiv ky ligj dhe sa nga qytetarët e shfrytëzojnë të drejtën e këtij ligji. Me shpresë se kjo analizë do të jetë burim informacionesh për qytetarët dhe opinionin e gjerë, jemi munduar të sjellim material që do të jetë në pajtueshmëri me kohën dhe ndryshimet e LNJPP dhe të akteve të tjera të dobishme në shtet. Në këtë hulumtim, janë
shtruar disa pyetje themelore të cilat kërkojnë përgjigje sepse synojnë analizimin dhe dobinë e informacioneve për qytetarët dhe të drejtën e tyre për shfrytëzimin e këtij ligji.