Në periudhë të ndjenjave të zmadhuara nacionaliste në Maqedoni, kur politika dhe institucionet bëhen shërbëtor të nacionalizmit, paraqitet një nevojë për ndryshim të paradigmës. Nacionalizmi si ideologji me pyetjet dhe zgjidhjet e problemeve, imponohet si ideologji dominante në një hap të theksuar me neoliberalizmin. Me imperativin se pyetjet kombëtare janë më të rëndësishmet, paradigma nacionalistike i kontaminon të gjitha lëmitë të tjera të sferës politike, me që krijon monopol mbi jetën politike, me atë, edhe mbi interpretimet e problemeve me natyrë ekonomike,
kulturore dhe politike. Ashtu si ç’do nacionalizëm, edhe ky në Maqedoni, përsëri i hap pyetjet të mbyllura historike, duke u dhënë përgjigje me një menyrë të re të vlerave nacionalistike.