Gazetaria investigative ka një rëndësi kruciale për realizimin e rolit të mediave në demokracitë bashkëkohore si gardiane e publikut dhe mbrojtëse e të drejtave të njeriut. Detyra më e rëndësishme e gazetarëve në shoqëritë demokratike është mbrojtja e interesave të qytetarëve. Që ta realizojnë këtë detyrë, gazetarët zbulojnë abuzime të pushtetit dhe fuqisë së individëve dhe institucioneve dhe në këtë mënyrë kontribuojnë për një qeverisje të përgjegjshme dhe llogaridhënëse, duke e promovuar interesin publik.