Produkte të cilat nuk harxhohen gjatë përdorimit të parë janë, për shembull: këpucë, veshje, stoli, shtroje, qilima, perde, pajisje shtëpiake, mobile etj.
Prej nga duhet të fillojë konsumatori gjatë blerjes së këtyre produkteve?
Nga nevojat e tij, mjetet financiare, të shqyrtojë ofertën, të lexojë deklaratat e produkteve (përbërja, dedikimi etj, për shembull këpucë për shi ose për mot të thatë) me ç’rast mund të përdorë internetin për të parë si janë vlerësuar produkte të caktuara në forume të ndryshme të pavarura.