Furnizimet publike ose sigurimi i mallrave, shërbimeve dhe punëve nga institucionet shtetërore, zakonisht nga ndërmarrje të sektorit privat, po bëhen gjithnjë e më të rëndësishme edhe në Maqedoni. Çdo vit institucionet shtetërore shpenzojnë përafërsisht 800 milionë euro për t’u furnizuar me mallra, shërbime dhe punë që i sigurojnë përmes proceduarve për furnizime publike. Prandaj furnizimet publike janë shumë të rëndësishme për ekonominë e përgjithshme në vend, sepse ato në prodhimtarinë e përgjithshme vendore të mallrave dhe shërbimeve (BPV) marrin pjesë me 12%.