Përfshirja e qytetarëve në proceset e miratimit të vendimeve është në lidhje të ngushtë me decentralizimin. Decentralizimi i suksesshëm kërkon një nivel të lartë të pjesëmarrjes së bashkësisë lokale në këto procese. Autoritetet lokale, që janë me orientim për të komunikuar në mënyrë efikase me qytetarët, janë në pozitë që të shërbejnë qytetarëve dhe të fokusohen prioriteteve “të vërteta” dhe me atë në mënyrë efikase që të përdorin buxhetet e komunave. Për shkak të kësaj, komunikimi midis qytetarëve dhe autoriteteve komunale duhet të zhvillohet përmes mekanizmave institucionale që mund të përshtaten dhe të përmirësohen. Për qytetarët kjo paraqet një mundësi që të përfshihen dhe të ndikojnë në problemet që kanë efektin e drejtpërdrejtë në jetën e përditshme, dhe për autoritetet një mundësi për rritjen e mbështetjes për idetë e tyre dhe për të gjetur mënyra të reja, inovative për zgjidhjen e problemeve.