Përfshirja e qytetarëve në proceset e vendimmarrjes në nivel lokal është e lidhur ngushtë me decentralizimin. Decentralizimi i suksesshëm kërkon nivel të lartë të pjesëmarrjes së komunitetit lokal në këto procese. Autoritetet lokale të orientuara drejt komunikimit efektiv me qytetarët janë në pozitë për tu shërbyer më mirë nevojave të qytetarëve duke u përqëndruar në prioritetet “reale” duke shfrytëzuar në mënyrë efektive buxhetet komunale. Kjo është arsyeja pse komunikimi ndërmjet autoriteteve lokale dhe qytetarëve duhet të praktikohet nëpërmjet mekanizmave institucionale të cilat mund të ndryshohen dhe të përmirësohen. Për qytetarët kjo është një mundësi për tu përfshirë dhe për të të ndikuar në çështjet të cilat drejtpërdrejt ndikojnë në jetën e tyre të përditshme, dhe për
autoritetet, mundësi për ndërtimin e mbështetjes për idetë e tyre dhe për të fituar mënyra të reja inovative për zgjidhjen e problemeve.