Koalicioni “Të gjithë për gjykim të drejta” paraqet një organizatë në të cilën janë anëtare 15 organizata të shoqërisë civile nga i tërë territori i Republikës së Maqedonisë. Misioni themelor në ekzistimin e deritanishëm është monitorimi i respektimit të të drejtave dhe lirive të njeriut, veçanërisht standardeve ndërkombëtare për gjykim të drejtë përmes formave të ndryshme të veprimit. Me zhvillimin e programit për monitorim të lëndëve gjyqësore në lidhje me korrupsionin, Koalicioni filloi në vitin 2007 përmes një faze pilot gjashtëmujore të quajtur “Vlerësimi i Nevojave për zhvillimin e programit për monitorimin e korrupsionit në Republikën e Maqedonisë”.