Duke i marrë parasysh interesat e konsumatorëve, bashkësia Evropiane e miratoi programin e parë për mbrojtje të
konsumatorëve në vitin 1975, nëpërmjet të cilit u identifikuan pesë të drejtat themelore të konsumatorëve, e ato janë: E drejta për mbrojtje të shëndetit dhe sigurisë; E drejta për mbrojtje të interesave ekonomike të konsumatorëve; E drejta për kompensim të dëmit; E drejta për infmormim dhe edukim; E drejta që të prezantohen interesat e konsumatorëve.