x
Мени

Rreth programin

Civika mobilitas është program për mbështetje të shoqërisë civile, që filloji të zbatohet në tetor të vitit 2014 dhe do të zgjatë deri në shtator të vitit 2018.

VIZIONI

Maqedonia ku shoqëria civile luan rol pozitiv në realizimin e potencialit të vendit dhe të gjithë qytetarëve të saj.

MISIONI

Civika mobilitas është forcë lëvizëse për shoqëri civile të qëndrueshme.

Civika mobilitas e mbështet shoqërinë civile në promovimin e ndryshimeve shoqërore në fushat (strategjike), siç janë sundimi i drejtë, decentralizimi dhe zhvillimi i shoqërisë civile. Po ashtu, mbështetet shoqëria civile edhe në adresimin e tre “temave transversale”:  çështjet gjinore, marrëdhëniet ndëretnike dhe migrimi.

Të gjitha regjionet dhe komunat, të gjithë sektorët dhe temat janë të rëndësishme për Civika mobilitas, e cila do të tentojë t’i zvogëlojë dallimet regjionale dhe sektoriale në zhvillimin e shoqërisë civile.

Zhvillimi institucional dhe forcimi organizativ mirë i menduar duhet të kontribuojë edhe drejt zhvillimit të gjithë shoqërisë civile si sektor dhe drejt forcimit të vetë organizatave qytetare.

Për periudhën prej katër viteve, Civika mobilitas planifikon të arrijë “masë kritike” prej 100 organizatave qytetare, të cilat në mënyrë aktive angazhohen në arritjen e ndryshimeve shoqërore në Maqedoni. Kjo masë kritike mund të ndihmojë në arritjen e konsensusit për drejtimet dhe përmbajtjen e reformave kyçe shoqërore.

GRUPI QËLLIMOR

Shoqatat dhe fondacionet (të regjistruara sipas ligjit të njëjtë), mediumet, organizatat hulumtuese dhe tipat tjerë të organizatave qytetare, grupe joformale, të paregjistruara, aktorë të shoqërisë civile të cilat janë inkuadruar në iniciativat shoqërore për të mirën e përbashkët.

Programi përbëhet prej tre komponentëve:

  • Mbështetje, rrjetëzim, të mësuarit;
  • Mbështetke financiare (grante);
  • Hulumtim.

Buxheti ka vlerën prej rreth 8 milionë franga zvicerane.

Civika mobilitas është program i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) për mbështetje të shoqërisë civile në Maqedoni, të cilën e zbatojnë NIRAS nga Danimarka, Qendra Maqedonase për bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) nga Maqedonia dhe Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU) nga Suedia.