x
Мени

Për implementuesit

SDC LOGOSDC – Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC) i angazhoi NIRAS nga Danimarka, Qendrën Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe Institutin Suedez për Administratë Publike (SIPU) nga Suedia për implementimin e Programit për mbështetje të shoqërisë civile “Civika mobilitas, 2014-2018”. Për më tepër informata vizitoni: https://www.eda.admin.ch/sdc

 

NIRAS LOGONIRAS është kompani konsulentë daneze me më shumës e 1300 të punësuar, prej të cilëve 280 punojnë në projekte zhvillimore. Duke u zhvilluar në më tepër se 40 vjet përvojë në më shumëse 100 vende. NIRAS ofron spektër të gjerë të shërbimeve dhe menaxhim programor, duke përfshirë edhe fusha siç janë sundimi i drejt, decentralizimi dhe shoqëria civile. Për më tepër informata vizitoni: www.niras.dk

 

MCMS logoMCMS është organizatë qytetare e themeluar në vitin 1993 e cila udhëheq dhe nxitë ndryshime në Maqedoni dhe më gjerë përmes zgjidhjeve të reja dhe alternative për problemet shoqërore. MCMS më shumës e 20 vjet është aktor i rëndësishëm në shoqërinë civile, e cila udhëheq programe për zhvillim institucional dhe forcim organizativ, duke përfshirë avokim për mjedis mundësues, ndërtimin e kapaciteteve. Mbështetje financiare dhe hulumtime. Krahas kësaj, MCMS vepron edhe në sektorët për kohezion social, zhvillim lokal dhe rural dhe sundimi i drejtë. Që nga viti 1993 MCMS zbatoi më tepër se 65 programe me më shumë se 1500 projekte të realizuara në këto sektorë. MCMS në vitin 1998 e fitoi çmimin e SBA dhe BE për shoqëri civile dhe demokraci. Për më tepër informata vizitoni: www.mcms.mk

 

SIPU LOGOSIPU është kompani konsulentë suedeze e cila promovon ndryshime shoqërore nëpër gjithë botën dhe është e specializuar për zbatimin e zhvillimit institucional dhe forcimit organizativ në vendet në tranzicion me theks të veçantë të vendeve të Ballkanit Perëndimor. Puna e saj përfshinë edhe zhvillim të kapaciteteve të individëve dhe organizatave. Për më tepër informata vizitoni: www.sipuinternational.se