Eco Guerilla në bashkëpunim me Parlamentin Studentor – UEJL organizon panel diskutimi me temë “Deponitë pa standarte në rajonin e Pollogut, sfidat dhe zgjidhjet”, që do mbahet më datë 9 mars 2017 me fillim në ora 13.00 në Fakultetin për Biznes dhe Ekonomi, Amfiteatri LH4, në Universitetin e Evropës Juglindore në Tetovë.

Panelistë do të jenë: dr. Hasan Idrizi, inxhinier i mjedisit jetësor, Xhelal Ceka, Drejtor në NPK Tetova, Bllazhe Josifovski, “Ajde Makedonija” dhe Arianit Xhaferi, “Eco Guerilla”.