Ç’do të thotë dhe pse është i rëndësishëm mobilizimi i bashkësisë, cili është qëllimi, motivi dhe çfarë është roli i organizatave qytetare? Këto çështje ishin vetëm një pjesë e fjalëve hyrëse dhe diskutimeve të cilat u zhvilluan në forumin tematik të Civica Mobilitas, i cili u mbajt më 13 tetor 2016 në Qendrën Edukative M6 në Shkup.

tematski forum CM prva sesija 1

Mbi njëqind përfaqësues të organizatave qytetare kishin mundësi të këmbejnë dituri dhe njohuri për mobilizimin e qytetarëve për çështjet kyçe shoqërore. Në sesionin e parë plenar, ekspertët ndërkombëtar i paraqitën përvojat e veta. Sajmon Forester, ekspert ndërkombëtar i programit Civica Mobilitas foli për thelbin e mobilizimit dhe rëndësinë e tij për shoqërinë qytetare.

“Mobilizimi është një proces gjithëpërfshirës i planifikimit, i krijimit të koalicioneve, fokusimit drejt qëllimit të qartë, njohjes së mirë të grupit të qëllimit të cilës i drejtohemi dhe të cilën e përfaqësojmë. Ajo që mungon në Ballkan janë pikat e përbashkëta të mobilizimit të cilat mund të na bashkojnë në kauzën, planifikimin dhe krijimin e koalicionit. Mobilizimi është si shkallë, fillon me grupe të vogla dhe rritet gjithnjë e më shumë”, tha Jagoda Muniq, kryetarja e rrjetit më të madh ekologjik botëror – Miqtë e Tokës (Friends of the Earth International) dhe koordinatore programore në Aksioni i Gjelbër.

Aleksej Buzu, drejtor në Qendrën për Zhvillim të Partneritetit nga Moldavia u përqendrua te leksionet e mësuara mbi këtë temë. “Mobilizimi i bashkësisë duhet të udhëhiqet nga kodeksi etik, të përfshin besimin e ndërsjellë, të jetë i drejtuar drejt qëllimeve konkrete dhe një grupi të qëllimit saktësisht të qëlluar. Metodat afatshkurta nuk janë mënyra për mobilizimin e bashkësisë”.

tematski forum CM vtora sesija 2

Përfaqësues të organizatave vendore, Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, KHAM Dellçevë, Lëvizja Majtiste „Solidariteti“ dhe Organizata e Grave e Komunës së Sveti Nikollës gjithashtu folën për përvojat e veta. Aleksandra Valkanovska nga Kryqi i Kuq i Republikës së Maqedonisë, i prezantoi gjashtë praktikat e arta dhe të mira për mobilizimin e vullnetarëve. Ajo theksoi se është e rëndësishme që grupi i qëllimit të identifikohet me misionin dhe qëllimin e organizatës, të tregojë shembuj të suksesshëm të bashkëpunimit edhe me institucionet shtetërore, si dhe të lidhet edhe në nivel lokal dhe në atë qendror.

tematski forum CM vtora sesija 3

Klimentina Ristovska nga “Solidariteti” fliste për mobilizimin e anëtarësisë. “Shpeshherë ‘Solidariteti’ vendoset në prapavijë, me qëllim që kauza të prekë më shumë qytetarë. Përpiqemi që grupet e ndryshme sociale të inkuadrohen në organizatë dhe të gjithë të kenë të drejtë vote të barabartë, por mënyra e këtillë e funksionimit ka edhe anët negative, sidomos në procesin e sjelljes së vendimeve dhe realizimin e aksioneve”, tha ajo. Mes tjerash, ajo e theksoi nevojën e kontakteve të drejtpërdrejta me palët e interesit, duke mos e lënë anash përdorimin e medieve sociale për mobilizimin e bashkësisë.

tematski forum CM prva sesija 4

Rreth asaj se cilat metoda të mobilizimit i përdor KHAM nga Dellçeva, foli Zekir Abdullovi. Të punësuarit dhe vullnetarët i përdorin të gjitha resurset në dispozicion për mobilizimin e shkresave deri te institucionet, vizita bashkësive, paralajmërimet në media, takime me palët e interesit dhe të ngjashme. Abdullovi e theksoi rëndësinë e raportimit për aktivitetet dhe rezultatet.

Në kuadër të forumit u organizuan tre grupe punuese të cilat kanë të bëjnë me ndërtimin e kapaciteteve, të rrethit mundësues dhe të rolit të komunikimeve në mobilizimin e bashkësisë. Në një atmosferë interaktive, përfaqësuesit e shoqatave qytetare diskutonin për rrethanat, mundësitë dhe nevojat e bashkësive në procesin e mobilizimit.

Rritja e besimit, depolitizimi i diskursit qytetar dhe mediet, takimet e drejtpërdrejta me qytetarët dhe decentralizimi i institucioneve janë vetëm një pjesë e konkluzioneve, të cilat u rrëfyen në sesionin përmbyllës plenar në forumin tematik. Pjesëmarrësit treguan edhe shembuj konkret për mobilizimin e bashkësisë, si dhe për atë se Civica Mobilitas duhet të japë përkrahje në komunikimin strategjik të organizatave qytetare.