Familja e Civica Mobilitas, nga sot (15 shkurt 2017) numëron 159 grantistëdhe përkrahja e përgjithshme për të cilën janë lidhur kontrata nga fillimi i programit është me vlerë prej pothuajse 262 milionë denarëve, apo pak më shumë se 4,5 milionë franga zvicerane. Sot u promovuan grante të reja institucionale për 12 organizata qytetare, grante të vogla aksionare për 15 organizata qytetare, ad hok grante për nëntë organizata qytetare dhe dy grante për bursa.

Ceremonija 15.2.2017 1

Ambasadorja e Zvicrës në Maqedoni, ekselenca e saj Sibil Suter Tehada, i përshëndeti të pranishmit dhe ua dorëzoi kontratat grantistëve. “Jemi të vetëdijshëm për sfidat dhe vështirësitë me të cilat ballafaqohet shoqëria qytetare dhe pikërisht për këtë, përkushtimi juaj për të vazhduar të punoni për zhvillimin e vendit, barazinë gjinore, respektimin e të drejtave të njeriut dhe të gjitha llojet e dallimeve, meritoni respekt edhe më të madh”, tha ambasadorja Tehada. Ajo theksoi se Zvicra fuqishëm e përkrah demokratizimin e Maqedonisë dhe integrimin e saj në BE dhe nëpërmjet Civica Mobilitas dëshiron të japë kontribut konkret në këtë proces.

Ceremonija 15.2.2017 2

“Numri më i madh i granteve të fituara, 64% janë në rajonin e Shkupit, ndërsa 36% janë shpërndarë në rajone të tjera”, tha në fjalën e tij Aleksandar Kërzhallovski, lideri kombëtar i ekipit dhe drejtori i parë ekzekutiv i QMBN. Sa u përket temave të cilat i përpunojnë, numri më i madh, gjegjësisht 18%, trajtojnë çështje të qeverisjes së mirë, nga 9% u janë dedikuar të drejtave të njeriut dhe shoqërisë qytetare në përgjithësi, nga 8% përfshijnë çështje të mjedisit jetësor, informata, komunikim me mediet dhe fëmijët, të rinjtë dhe studentët. Pastaj vijon arsimi, shëndetësia etj. Sipas Kërzhallovskit, 54 grante veç më kanë përfunduar.

Ceremonija 15.2.2017 3

Me përkrahjen e grantistëve institucional do të jepet kontribut në zhvillimin e tyre institucional dhe forcimin e organizatës. Me grantet e vogla aksionare organizatat do t’i promovojnë qëllimet e veta në bashkëpunim me organizatat e tjera qytetare, me qytetarët dhe me pushtetin, në nivel lokal dhe kombëtar. Ad hok grantet dedikohen për përkrahjen e çështjeve urgjente të cilat shfaqen dhe të cilat kërkojnë kujdes dhe aksion urgjent në çdo nivel të intervenimit në Maqedoni.

Grantet institucionale duhet t’i forcojnë organizatat qytetare të cilat do t’i bëjë më aktiv në angazhimin e arritjeve të ndryshimeve shoqërore në Maqedoni, për të cilën gjë angazhohet Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas siguron përkrahje për shoqatat qytetare dhe aktorët e tjerë të shoqërisë qytetare në periudhën prej vitit 2014 deri në vitin 2018. Buxheti i programit është 7,7 milionë franga zvicerane, të cilat i siguroi Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC).