Bashkëpunimi i Civica Mobilitas dhe D – Festival vazhdoi edhe këtë vit, me mobilizimin e pjesëmarrjes së më shumë grantistëve të vet të cilët organizuan projeksione të filmave dokumentar, diskutim të hapur, punëtori, lojë interaktive, përgatitje të ushqimit, prezantime dhe ekspozita, janë vetëm një pjesë e aktiviteteve të cilat zgjuan interesin e vizitorëve të festivalit. Nëpërmjet shoqërimit treditor në kuadër të PloshtArt këndin 10 grantistë të Civica Mobilitas organizuan aktivitete, nëpërmjet të cilave informuan për arritjet e tyre, ndërsa një pjesë e të tjerëve e vizituan festivalin dhe morën pjesë në aktivitetet e partnerëve të tyre.

Silniot vetar i visokite temperaturi ne go sprechija gragjanskiot aktivizam 1

Ekipet e grantistëve institucional, Fondacioni për Zhvillim Lokal dhe Demokraci Fokus – Veles dhe Qendra për Dialog Interkulturor – Kumanovë (CID) ishin më të shumtit në numër dhe më aktiv gjatë tërë kohëzgjatjes së festivalit. Krahas tyre, me një stendë u prezantuan edhe grantistët institucional Fronti Subverziv dhe Koalicioni Të Drejtat Seksuale dhe Shëndetësore të Bashkësive të Margjinalizuara, të cilët organizuan edhe një debat “Pa stereotipe dhe paragjykime! Diskutimi – Të Drejtat seksuale dhe shëndetësore të bashkësive të margjinalizuara”.

Fokus-i u prezantua nëpërmjet stendës dhe nëpërmjet lojërave tematike interaktive për një njohje më të mirë me qëllimet dhe aktivitetet e saj, siç është për shembull loja “Çfarë i duhet qytetit tim?”, ku pjesëmarrësit në hartën e Maqedonisë çdo njëri për qytetin e vet i shkruante nevojat kryesor apo mangësitë. Aleksandar Stojkovski nga Fokus-i deklaroi: ”Kishim kënaqësinë e madhe të marrim pjesë këtë vit në D Festival, si një nga festivalet më të veçantë veror, i cili ofron shumë argëtim dhe kohë të kaluar mirë. Si një festival i ri edhe këtë vit na e përmbushi pritshmërinë dhe shpresojmë se kjo do të mbetet traditë për shumë vjet në të ardhmen. Këtë vit ishim pjesë e Civica Mobilitas si grantistë institucional dhe përvoja të cilën e fituam nëpërmjet rrjetëzimit me organizata të tjera qytetare dhe duke e promovuar tonën me pjesëmarrësit me këmbim idesh, qëndrimesh, mendimesh, është një gjë që do të mbetet përgjithmonë brenda nesh.

CID organizoi më shumë aktivitete për të cilat na rrëfeu Nami Isaki: “Aktivitetet tona përfshijnë Multi-Kulti Autobusi, i cili ishte pjesë e aktiviteteve që bartte një energji pozitive nga qytete të ndryshme, nëpërmjet krijimit të figurave për t’u bashkuar nga çdo qytet në rrugën për Dojran dhe njëkohësisht u mundësoi të rinjve transport falas deri te festivali; si dhe Bubbles Corner, me të cilin i inkurajonim njerëzit që të jenë të buzëqeshur dhe të lumtur dhe i cili zgjoi një interes të madh te pjesëmarrësit të cilët bënin flluska, ndjeheshin të lumtur dhe njiheshin mes vete; Video Message – pjesëmarrësit merrnin nga një tullumbace me mesazh dhe me këtë e tregonin ndjenjën e vet nëpërmjet shprehjes së fytyrës dhe Tell me your feeling, ku pjesëmarrësit i ndanin ndjenjat në çast nëpërmjet vizatimit. Gjithashtu shumë jemi të kënaqur nga organizimi i D Festivalit, që na mundësoi të ndjehemi shumë komod dhe të jemi pjesë e një familjeje të madhe”.

Silniot vetar i visokite temperaturi ne go sprechija gragjanskiot aktivizam 2

Grantistë institucional, Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP organizoi një projeksion dhe diskutim Konvikti Im Studentor, ndërsa Qendra Kulturore Rinore – Manastir punëtorinë Foto-Zë. Debati i Forumit Arsimor Rinor për aktivizmin qytetar nëpër prizmin e pank kulturës dhe muzikës – Panku (s’)ka vdekur? e hapi çështjen se si panku si mënyrë e të menduarit/aktivizmit ka vdekur dhe i duhet rilindje apo panku është gjallë dhe duhet të reformohet me rrjedhat e reja. Anima Mundi gjatë tërë kohëzgjatjes së festivalit e promovonte mënyrën e shëndoshë të të ushqyerit dhe mbrojtjes së kafshëve. Civili me Karvanin e Lirisë erdhi në Dojran dhe mori pjesë edhe në pjesën muzikore të festivalit.

Grantisti aksionar Diversiti Media me partnerin Alsat-M, organizoi debat në kuadër të projektit Glokal me temë Artistët – inkurajues të aktivizmit qytetar, ngjarje kjo që ishte më e vizituar. Në shatorin e Kryqit të Kuq u vendosën shpëtimtarë për sigurinë e të gjithë të pranishmëve të festivalit. Qendra për Zhvillim të Integruar – Ohër (CIRO) e prezantoi festivalin Vera Alternative Ohër 2, i cili ka përkrahje financiare nga Civica Mobilitas.

Civica Mobilitas u paraqit nëpërmjet grantistëve të vet dhe me një kënd të vetin, ku ekipi ndante informata për mundësitë për bashkëpunim me programin e grantistëve, si edhe për grantet, por edhe përkrahje për rrjetëzim dhe lidhje të organizatave mes vete dhe me individë – pjesëmarrës në festival. Këndi ishte vendi edhe për bashkëpunim me organizatat e tjera qytetare, ndërsa një pjesë e tyre aktivitetet e veta i organizonin pikërisht atje dhe ekipi i Civica Mobilitas mori pjesë në mënyrë aktive në të shumtën e debateve dhe punëtorive.

Dojrani për herë të gjashtë pulsonte në ritmin e D Festivalit, festival veror i cili u mbajt në periudhën nga 15 deri më 17 korrik, në Dojran të Vjetër, ku krahas muzikës së mbi 60 pjesëmarrësve në katër podiume, u ofruan edhe përmbajtje të tjera si aktivizëm qytetar dhe aktivitete arti. Kjo është pjesëmarrja e dytë e Civica Mobilitas në këtë festival.

Pjesëmarrje aktive në art zonën kreative bënte Civica Mobilitas, së bashku me grantistët e vet: Anima Mundi, Qendra për Dialog Interkulturor (CID); Fronti Subversiv; Fondacioni për Zhvillim Lokal dhe Demokraci – Fokus; ED Planetum; KHAM; Kryqi i Kuq i Qytetit të Shkupit; Qendra për Zhvillim të Integruar Ohër – CIRO; Qendra për Gazetari Hulumtuese SKUP Maqedoni; Media Plus dhe Radio Rrjeti Kanal 77; Lëvizja Majtiste Solidariteti; Qendra Kulturore Rinore – Manastir; Diversiti Media; Forumi Arsimor Rrinor; Civili etj.