x
Мени

KOMPONENTA 3

HULUMTIMI DHE ZHVILLIMI

Hulumtimi dhe zhvillimi do të kontribuojnë për krijimin e njohurive të reja për shoqërinë civile, si dhe për zhvillimin e veglave praktike. Janë planifikuar disa hulumtime:

SUNDIMI DREJT, DECENTRALIZIMI DHE NDRYSHIME SHOQËRORE

Fokusi i këtyre hulumtimeve do të jetë mbi atë se si shoqëria civile mund ta:

  1. Përmirësojë sundimin e drejt në përgjithësi përmes prakticizmit të parimeve  të sundimit të drejt dhe drejtimin në vetë organizatat;
  2. Mbështesë decentralizimin përmes promovimit të decentralizimit në vetë sektorin civil, me adresimin e hendekut mes dhe në suaza të vetë regjioneve;
  3. Ndihmojë në arritjen e ndryshimeve më të mëdha në shoqëri, përmes forcimit të organizatave me njohuri dhe fakte;

INDEKSI I SHOQËRISË CIVILE (ISHC)

Fokusi i hulumtimit do të jetë aplikueshmëria e ISHC jo vetëm si vegël për hulumtim dhe vlerësim të gjendjeve të SHC, por edhe si vegël e OQ për planifikim të strategjive, politikave dhe vendimmarrjen. Krahas kësaj do të bëhet edhe vlerësimi i aplikueshmërisë së ISHC në nivel sektori dhe regjioni.

ÇËSHTJET GJINORE, MARRËDHËNIET NDËRETNIKE DHE MIGRIMI

Këto hulumtime do t’i ndihmojnë shoqërisë civile që të kuptoje si mund të kontribuoje në përmirësimin dhe promovimin e barazisë gjinore dhe marrëdhënieve ndëretnike, përmes prakticizmit të tyre për shembull në organizatat e tyre. Me aktivitetet hulumtuese do të adresohet edhe roli i organizatave qytetare në fushën e migrimit dhe përfitimet e mundshme. Për shembull, si organizatat qytetare mund ta shfrytëzojnë potencialin e diasporës maqedonase në Zvicër për kontribut në ndryshimet shoqërore në Maqedoni.