fbpx
x
Мени

KOMPONENTA 2

MBËSHTETJA FINANCIARE (GRANTE)

Në Civika mobilitas është paraparë të ndahen katër tipa të granteve: institucionale, aksionare (projekte), grante të vogla dhe ad hok. Me këtë ndarje është bërë përpjekje që t’i përgjigjet nevojës së më shumë organizatave qytetare. Grantet do të jepen në tre mënyra: institucionale, aksionare dhe një pjesë pre granteve të vogla do të jepen përmes “thirrjes për propozime”. Procedura për paraqitje për grantet institucionale parasheh edhe vetëvlerësim të organizatave që aplikojnë. Zgjedhjen e  fituesve të granteve e bënë Komisioni për zgjedhje të granteve (KZG), e formuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC):

GRANTET INSTITUCIONALE

Grupi qëllimor i granteve institucionale janë organizatat qytetare “nacionale”, do të thotë ato që zakonisht punojnë në një ose më tepër sektorët konkret në nivel nacional. Grantet institucionale do t’u mundësojnë këtyre organizatave njëkohësisht të punojnë edhe në çështje të shoqërisë civile me interes nacional, por edhe në qëllimet (kauzat) e tyre specifike, sektoriale, në pajtim me programet e tyre vjetore dhe shumëvjeçare. Fokus i granteve institucionale janë edhe organizatat qytetare “regjionale”, do të thotë ato të cilat veprojnë në më tepër regjione ose në më tepër komuna në suaza të ndonjë nga regjionet. Grantet institucionale do të mundësojnë që këto organizata njëkohësisht të punojnë edhe në qëllime specifike sektoriale regjionale, në pajtim me strategjitë e tyre dhe programet për punë. Në kuadër të Civika mobilitas pritet të ndahen 48 grante institucionale. Shfrytëzuesit e këtyre granteve, 48 shoqata dhe fondacione janë pjesë e “masë kritike” të Civika mobilitas.

GRANTET AKSIONARE

Grupi qëllimor i granteve aksionare të projekteve janë organizatat qytetare të mesme, bile edhe më të voglat, të cilat dëshirojnë t’i promovojnë qëllimet e tyre me ndihmën e aksioneve të përbashkëta, të cilat mund të kyçin formimin e platformës për bashkëpunim, avancimin e të mësuarit përmes aksionit, nxitja e të mësuarit të ndërsjellë dhe ndarja e përvojave, dhe nëse është e mundur formimi i rrjeteve më afatgjata të mësuarit përmes aksionit. Krahas granteve të projekteve do të ndahen edhe katër grante për hulumtime dhe zhvillim, një për monitorim, vlerësim dhe raportim dhe dy për informim dhe komunikim. Në kuadër të Civika mobilitas pritet të ndahen 52 grante aksionare të projekteve. Shfrytëzuesit e këtyre granteve, 52 organizata qytetare janë pjesë e “masës kritike” të Civika mobilitas.

GRANTE TË VOGLA

Grantet e vogla për aksione lokale janë paraparë për organizata të cilat kanë marrë pjesë në ndonjë nga forumet dhe të cilët do t’i shndërrojnë manifestet, rekomandimet etj. të kontraktuara në plane aksionare dhe më pas do t paraqiten për mbështetje financiare nga Civika mobilitas. Këto grante do të mund t’i shfrytëzojnë edhe organizatat të cilat kanë aplikuar, por nuk kanë fituar grant institucional, ndërsa janë të gatshme të punojnë në përmirësimin e organizatave që të jenë më konkurrente në ciklin e ardhshëm të ndarjes së granteve institucionale. Janë planifikuar gjithsej 48 grante të vogla, pjesa më e madhe e të cilave do të ndahet përmes thirrjes, ndërsa një pjesë do të zgjidhet përmes forumeve. Përveç organizatave, me grante do të mbështetë edhe individë të cilët janë të interesuar për kontribut në shoqërinë civile. Me dhjetë bursa do të mbështeten tre doktorantë (ose studentë pas diplomimit) nga Maqedonia të cilët në periudhë prej tre viteve do të hulumtojnë tema transversale: çështjet gjinore, marrëdhëniet etnike dhe migrimet. Me mjete financiare do të mbështeten me grante njëvjeçare për praktikë dhe dhjetë praktikantë nga Zvicra, me origjinë nga Maqedonia, do të ndihmojnë në ndarjen e përvojave dhe rrjetëzimit mes organizatave qytetare maqedonase dhe zvicerane, veçanërisht të atyre të diasporës maqedonase, të cilët do të studiojnë  migrimet e qytetarëve maqedonas në Zvicër dhe tema të ngjashme relevante.

GRANTE AD HOK

Për adresimin e temave urgjente ose aktuale sipas parimit “tani dhe këtu” janë paraparë 48 grante ad hok, me çka mes tjerash do të stimulohet edhe aktivizmi qytetar. Do të bëhen përpjekje që të nxiten edhe grupe/shoqata joformale që të kenë qasje deri te ad hok grantet përmes organizatave qytetare.