Civica Mobilitas, me Thirrjen për Propozime CM-INR-02, bën thirrje për propozime për plane për punë praktike, e cila ofron përkrahje për ndërveprim ndërmjet organizatave qytetare zvicerane dhe maqedonase, aktorët e shoqërisë qytetare dhe themeluesit e tyre.

Për t’i përmbushur kërkesat për një grant për Punë Praktike në kuadër të kësaj Thirrjeje duhet: moshë minimale 18-vjeçare dhe shtetësi zvicerane me origjinë nga Republika e Maqedonisë ose shtetas maqedonas me qëndrim të përhershëm apo të përkohshëm në Zvicër. Në këtë Thirrje për Propozime, aplikuesi e ka patjetër të përfshijë një apo më shumë bashkëpunëtorë. Bashkëpunëtorët e tillë duhet të përzgjidhen nga lista aktuale institucionale (INS), aksionale (ACT), specifike aksionale (SAC), të vogla aksionale (MAK) dhe/ose ad-hok (ADH) grantistët të Civica Mobilitas ose Shoqatat Qytetare Partnere të tyre.

Kjo Thirrje për Propozime përbëhet nga:

Kohëzgjatja e granteve të kërkuar në kuadër të kësaj Thirrje për Propozime nuk duhet të jetë për një periudhë më të gjatë se 6 muaj dhe grantet nuk duhet të kalojnë maksimumin prej 6.000 franga zvicerane për grant (ose maksimumi i mesatares mujore prej 1.000 frangave zvicerane), varësisht nga kohëzgjatja e propozuar.

Afati i paraqitjes së aplikacionit është deri më 30 mars 2018. Aplikacioni mund të paraqitet në çdo kohë deri në këtë datë.

Formulari i Aplikimit duhet të dërgohet te Civica Mobilitas në gjuhën angleze në e-mail, duke përfshirë titullin e referimit të kësaj Thirrjeje për Propozime, në adresën në vijim: cm-inr-02@civicamobilitas.mk. Fletët e Formularit të Aplikimit dhe anekset të cilat kanë nënshkrim dhe vulë duhet të skenohen.

Pyetjet mund të dërgohen në e-mail, duke shkruar titullin e referimit të kësaj Thirrjeje për Propozime (CM-INR-02), në këtë adresë: helpdesk@civicamobilitas.mk

Civica Mobilitas i inkurajon aplikuesit të konsultohen me ueb-faqen dhe Facebook-faqen e Civica Mobilitas, në baza të rregullta, që të jenë të informuar me kohë dhe në mënyrë adekuate për pyetjet dhe përgjigjet e fundit.

Civica Mobilitas është një projekt i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim (SDC), i cili zbatohet nga NIRAS nga Danimarka dhe Qendra Maqedonase për Bashkëpunim Ndërkombëtar (MCMS) dhe nga Instituti Suedez për Administratë Publike (SIPU).