Republika e Maqedonisë kremtoi 20 vjetorin e pavarësisë së saj, e me këtë rast ajo festoi edhe përpjekjet 20 vjeçare për të ndërtuar një shoqëri demokratike dhe të barabartë. Shoqëri në të cilën të gjithë qytetarët janë të barabartë para Kushtetutës dhe ligjeve, në dokumentet e shkruara, por edhe në praktikë, pavarësisht nga përkatësia e tyre etnike, fetare, sociale dhe gjeografike. Me rëndësi të veçantë për qëllimet e kësaj analize është barazia, pavarësisht nga përkatësia gjinore e qytetarëve të këtij shteti.