Para jush gjendet doracaku i cili do të Ju mundësojë që më lehtë fa zbatoni teknologjinë informatike në punën e përditshme me nxënësit me nevoja të veçanta arsimore. Ideja për përpilimin e këtij publikimi vjen nga sfidat me të cilat hasni në punën Tuaj. Përvoja jonë e deritanishme tregoi se nxënësit me nevoja të veçanta arsimore me përdorimin e kompjuterit si vegël në mënyrë shumë më të thjesht, më të qartë dhe më interesante i fitojnë njohuritë.